Ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Ardian Olluri, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Ligji për ndërtimet pa leje, nuk përfshinë fare sigurinë e objekteve.
Ai tha se qëllimi i Ligjit për trajtimin e objekteve pa leje është që të legalizohen objektet dhe të regjistrohen në regjistrat kadastral, në mënyrë që të rritet siguria juridike e qytetarëve, si dhe pronat të vendosen në qarkullim juridik edhe financiar.
“Për shembull, shtëpitë, objektet e kategorisë 1 legalizohen thjesht duke vërtetuar pronësinë me incizim gjeodezik, ku vërtetohet që objekti është i shtrirë në parcelën e pronarit që e ka ndërtuar, nuk preken parcela tjera dhe një deklaratë ku e merr përgjegjësinë për objektin”, ka shtuar Olluri.
Ndërsa, shtoi se te kategoria e dytë duhet që inxhinieri të dorëzojë një raport ku jep mendim që statika është në rregull.
Sipas tij, nuk ka një vlerësim të detajuar që do kishte dhënë një siguri më të madhe se me të vërtetë ai objekt i plotëson standardet.
Po ashtu, Olluri ka thënë se për objektet që janë me leje ndërtimore, projektet e statikës bëhen me standarde evropiane të ndërtimit, e që sipas tij është në pajtim me Ligjin e ndërtimit i cili në dispozitat kalimtare e autorizon një gjë të tillë dhe thotë se derisa të miratohet Kodi i Ndërtimit këto projekte duhet të bazohen në këto standarde.
-
Olluri: Banesat pa certifikatë përdorimi s’do të duhej të merrnin shërbime komunale
-
Olluri: Edhe ne që i legalizonim banesat s’besonim që ato pa certifikatë do të rrënoheshin
-
Olluri: S’ka mungesë të stafit për të dhënë certifikatë përdorimi, por mungesë të kërkesave
-
Aliu: 352 mijë ndërtime pa leje në nivel vendi
-
Aliu: Mbi 75% e ndërtimeve janë pa leje