Arben Mustafa, koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se viti 2022 paraqet vitin më të rëndë për ekonominë e Kosovës në 20 vjetët e fundit.
“Në aspektin ekonomik përjashtuar vitin 2020, i cili ishte vit me kufizime të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për shkak të pandemisë, viti 2022 paraqet vitin më të keq për ekonominë e Kosovës në 20 vjetët e fundit”, tha Mustafa të martën në “Tempus” të KTV-së.
Sipas tij, gjatë këtij viti ka pasur një goditje të rëndë të standardit të jetesës së qytetarëve për shkak të rritjes enorme të çmimeve, përderisa të hyrat e qytetarëve mbeten të pandryshuara.
“Kishim një dobësim të performancës së ekonomisë me një rritje reale më të ultë për një kohë shumë të gjatë, pra nëse shohim tremujorin e fundit kishim një rritje reale të ekonomisë prej vetëm 2.07 për qind që nuk mbahet mend për një kohë të gjatë një rritje kaq e ulët ekonomike dhe kjo rritje erdhi kryesisht si rezultat i rritjes së konsumit, ndërsa komponenta e investimeve e cila është komponenta më e rëndësishme për zhvillim ekonomik, për zhvillim të punësimit shënoi rënie. Pra, gjatë këtij viti kishim një rritje të madhe të çmimeve e cila eskaloi si rezultat i pasivitetit apo paaftësisë së qeverisë për të ndërmarrë masa që do të ngadalësonin ritmin e rritjes dhe në anën tjetër kishim po ashtu një dështim të plotë të qeverisë për të krijuar kushte për një rritje më të madhe ekonomike”, tha Mustafa.
Sipas tij, ngecja e realizimit të investimeve kapitale shkaktoi një ngecje të madhe të zhvillimit të aktivitetit ekonomik në vend për shkak se u ndërpre një zinxhir i tërë që përfitoi nga shpenzimet e qeverisë në investime kapital.
Edhe
Mustafa: Me buxhetin e 2024-ës s’ka zhvillim ekonomik
Ai shtoi se si rrjedhojë e kësaj tha se kishte një dështim të qeverisë në parandalimin e kësaj rritje të madhe të çmimeve, dështim të qeverisë në mbështetjen e qytetarëve për t’u përballur me rritjen e kostos së jetesës dhe një dështim të qeverisë të krijuar kushte për rritje më të madhe ekonomike në vend.
“Pra, ka qenë një vit sfidues për të gjithë ekonominë e vendit përfshirë qytetarët të cilët përfitojnë nga shtetit në formë të pagave të sektorit publik, pensioneve dhe ndihmave sociale, por po ashtu kishim një gjendje të rënduar edhe në sektorin privat”, tha ai.
Mustafa: Qeveria spektatore karshi rritjeve dhe abuzuesve të çmimeve
Arben Mustafa, koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në KTV tha se Qeveria ka luajtur rolin e spektatorit karshi rritjes së çmimeve.
Edhe
Mustafa: Ekonomia e vendit nuk mban mend rritje më të ulët
“Faktikisht, Qeveria e Kosovës nuk është marrë fare me çështjen e rritjes së çmimeve. Çmimet janë rritur duke gjetur një terren të lirë për t’u rritur edhe si rezultat i pritjeve të vazhdueshme që do të ketë rritje të çmimeve, përderisa Qeveria e Kosovës nuk ka marrë as masa të drejtpërdrejta për të frenuar rritjen e çmimeve dhe as nuk është se ka ofruar ndonjë siguri te qytetarët se do të ketë ndonjë masë me të cilën do të kontrollohet në ndonjë mënyrë ose do të dekurajohet kjo rritje e çmimeve. Pra, Qeveria e Kosovës ka luajtur rolin e spektatorit duke shikuar se si çmimet po rriten dhe duke u munduar të gjejë fajtorë më shumë duke aluduar në abuzues të caktuar të çmimeve dhe duke krijuar pritje se Qeveria në një mënyrë ose në një tjetër do të merret me ata abuzues, mirëpo ne asnjëherë nuk e pamë se cilët ishin ata abuzues të çmimeve dhe si u mor Qeveria me ata abuzues”, tha Mustafa.
Sipas tij, ajo çfarë është parë është që norma e inflacionit arriti mbi 14 për qind dhe e varfëroi çdo qytetar të Kosovës, sidomos ata me të ardhura fikse dhe se i goditi ata që kanë të ardhura të ulëta.