Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Miftaraj sheh rritje të bashkëpunimit mes shoqërisë civile shqiptare dhe serbe

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se ka një dallim të madh mes asaj se çfarë përfaqëson politika në Beograd dhe Prishtinë dhe çfarë përfaqëson shoqëria civile mes këtyre dy vendeve, duke thënë se bashkëpunimi i këtyre dy të fundit është rritur.

“Nëse marrim kontekstin e Kosovës, mund të themi se nëse e marrim për bazë pas luftës, pas shpalljes së pavarësisë dhe 6 apo 7 viteve të fundit kemi dallim ose një rritje të bashkëpunimit të shoqërisë civile , nëse flas për Kosovën për civil mes shoqërisë që vjen nga komuniteti shumicë dhe me theks në komunitetin serb. Mund të themi se në 5-6 vitet e fundit shoqëria civile nga komuniteti serb në Kosovë ka pasur një ngritje jashtëzakonisht të lartë, kemi një numër të madh të OJQ-ve që mund të thuhet se kanë bashkëpunim shumë të mirë më shoqërinë civile shqiptare, ku kanë kauza të caktuara që kanë qëllime të caktuar që promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse janë shqiptarë, serbë apo komunitete tjera jo shumicë në Kosovë”, ka thënë Miftaraj në emisionin “Tempus”.

E kundërta nga ajo që bën shoqëria civile bëhet prej politikës, sipas tij.

“Mund të them që politika gjatë gjithë kohës, qoftë në Beograd apo Prishtinë, nuk ka qenë se ka pasur një diskurs publik që ka pasur për qëllim afrimin e dy vendeve, por është bërë e kundërta. Në këtë mënyrë, përmes këtij kanali në një mënyrë për të përmbushur idetë, ne mund të takojmë shoqëritë civile përmes të cilave në një farë mënyre theksojmë, prekim temat, problemet që kanë të dyja komunitetet jo shumicë në Serbi apo Kosovë. Ne e dimë që nëse e marrim për bazë, e kam fjalën për Beogradin dhe Serbinë, e dimë që atje ka disa politikanë që për fat të keq zoti Vulin për shembull, ministri i Mbrojtjes pothuajse në mënyre të vazhdueshme gjithmonë ka një gjuhë për të mos thënë sa është armiqësore, shpeshherë është edhe ofenduese, jo vetëm ndaj shqiptarëve në Kosovë, por ndoshta edhe ndaj shqiptarëve në Serbi. Dhe kjo gjuhë pastaj jo rrallëherë kthehet në Prishtinë, ndoshta duke rënë në grackën e të njëjtit. Me vetë faktin që si Kosova edhe Serbia kanë obligim të dialogojnë, kanë obligim të gjejnë zgjidhje për statusin e Kosovës, nëse të dyja duan të avancojnë, ecin drejt integrimit evropian, sigurisht gjithmonë shoqëria civile, grupet që synojnë promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut mund të jenë si në rrugë që ndoshta mund të ndikojë edhe në politikë”, ka thënë Miftaraj.