Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Miftaraj: Ka gjyqtarë që s’dinë t’i menaxhojnë seancat

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se ka gjyqtarë që nuk dinë t'i menaxhojnë seancat.

“Mund të them që ka raste individuale që ndodhin në praktikë, kur gjyqtarë të caktuar në njëfarë mënyre nuk interpretojnë si duhet as Kushtetutën, as Kodin e Procedurës Penale dhe as Ligjin për Procedurën Kontestimore Civile, Administrative apo Komerciale”, tha Miftaraj.

Ai përmend edhe rastin kur ministrja aktuale e Arsimit, Arbërie Nagavci ka qenë në cilësinë e të akuzuarës në një seancë gjyqësore dhe gjyqtari ka kërkuar të raportohet me iniciale.

Ndërsa, tek çështja e menaxhimit të seancave, përmendi rastin e një gazetari që incizoi çfarë ndodhi në seancë dhe e bëri publike, ngase seanca ishte publike, kurse seanca e radhës nuk u lejua të publikohet.

“E kemi rastin e fundit të një gazetari të “Nacionales”, Festim Gërguri, i cili e monitoron një seancë gjyqësore për një vepër penale shumë të rëndë për një të dyshuar që është i njohur për publikun dhe fatkeqësisht gjyqtari gjatë procesit gjyqësor nuk e menaxhon si duhet seancën gjyqësore dhe flasin nga publiku, flasin të pandehurit, ka zhurma, ka akuza dhe sigurisht që gazetari e incizon dhe e publikon”, tha tutje Miftaraj.

Edhe Miftaraj: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për media Arbëri Miftaraj: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për media

Sipas tij, në seancën tjetër për rastin e njëjtë, me kërkesë të prokurorit dhe të miratuar nga avokatët, është kërkuar që seanca të incizohet, por që të mos publikohet ajo çfarë ndodh në seancë dhe të mos përçohet tek publiku.


“E drejta për t’u harruar”, qytetarët mund të kërkojnë fshirjen e lajmeve pasi të vuajnë dënimin

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se ekziston një institut që është “E drejta për t’u harruar”, ku personat pasi që vuajnë dënimin dhe plotësojnë kushtet për t’u fshirë nga evidenca penale, mund të kërkojnë që emri t’iu fshihet nga mediat.

Sipas Miftaraj, instituti “E drejta për t’u harruar” është një institut që fatkeqësisht në Kosovë nuk zbatohet shumë, e sipas tij për këtë institucion kanë njohuri të duhur edhe gjykatat edhe institucionet.

Edhe Miftaraj: Në lista ka persona të dënuar për korrupsion dhe për vepra tjera penale TEMPUS Miftaraj: Në lista ka persona të dënuar për korrupsion dhe për vepra tjera penale

“Instituti ‘Për t’u harruar’, është në rastet kur do të thotë ka ndodhë një vepër penale para 20 vjete, është dënuar personi, e ka vuajtur dënimin, i ka plotësuar kushtet për me u fshi prej evidencës penale, atëherë sigurisht që i njëjti ka të drejtë do të thotë që emri i tij të fshihet edhe nga mediat, nga mjetet e informimit, por kjo sigurisht që do të duhet të ndodh edhe sigurisht do të fillojë me iniciativë të tij (të personit)”, tha Miftaraj.

Ai tha se në njëfarë forme, ky institut është si garancë ku shteti mund t’ia lejojë një personi të fshihet nga evidenca penale, të fshihet emri i tij vetëm pasi ta ketë vuajtur dënimin, të ketë kaluar një kohë, në mënyrë që i njëjti pastaj të mos i vuajë pasojat e një vepre që e ka kryer vite më herët.