Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Metushi-Krasniqi: Ndonëse s’kishte emergjenca, institucionet nënshkruan kontrata njëburimore

Menaxherja e projekteve dhe zyrtarja e lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Diana Metushi-Krasniqi, tha se gjatë këtij viti nuk ka pasur emergjenca, por megjithatë institucionet publike kanë nënshkruar kontrata njëburimore.

Sipas saj, përgjegjëse për këtë “fenomen” është Qeveria e cila lejoi të nënshkruhen këto kontrata njëburimore.

“Asnjëherë gjatë vitit 2023 nuk kemi pas emergjenca, kemi pas do të thotë probleme ndoshta në furnizimin me energji, mirëpo nuk janë emergjenca të cilat nuk kanë mundur t’i menaxhojnë paraprakisht, dhe mbi 45 % të këtyre kontratave e bartë kontrata që ka nënshkruar Qeveria me General Electrics për rehabilitimin apo përpunimin e në blloqet e KEK-ut. A ish dashtë të ishte njëburimore, për këtë do të duhej të përgjigjet Qeveria”, u shpreh ajo në emisionin “Tempus” në KTV.

Tutje, Metushi- Krasniqi, theksoi se ne tregun evropian operojnë shtatë operatorë ekonomikë, të cilët japin të njëjtin shërbim si General Electrics, por pse është anashkaluar konkurrenca për këtë ajo thotë se duhet të përgjigjet Qeveria.

“Në tregun Evropian sot operojnë diku shtatë operatorë ekonomikë, të cilët i japin të njëjtat shërbime si General Electrics, pse është anashkaluar konkurrenca apo pse nuk patëm një numër më të madh të kompanive me të cilat negociuan, këtu duhet të japë përgjigje Qeveria, sepse në fund të fundit po flasim për paratë e tatimpaguesve, për paratë tona”, theksoi ajo.


Metushi-Krasniqi: Drafti i Ligjit të prokurimit u hartua në zyrat e Qeverisë

Metushi-Krasniqi tha se vërehen tendenca për ndërhyrje në kompetenca të institucioneve dhe se drafti i Ligjit për Prokurimin Publik (LPP) u hartua në Qeveri.

Edhe OpEd Flamujt e kuq të kontratave njëburimore

“Nuk ka një arsye legjitime pse ka vonesa domethënë është reforma, ka filluar në vitin 2019 është punuar një koncept-dokument mjaft i mirë ku kanë dalë disa rekomandime kyçe dhe prej ku përfundimisht është marrë vendimi që të punohet një Ligj i ri i Prokurimit Publik, meqë vetëm amendamentimi i Ligjit aktual nuk do t’i përmbushte nevojat e reformës, punimet në draftligjin e ri kanë filluar në vitin 2020 vit pandemik, është 2021, 2022, 2023, në shtator të vitit 2023 neve si grup i punës na është servuar një draftligj i cili nuk ka të bëjë as me punën të cilën e kemi bë si grupi punues as në grupin e parë, as në grupin e dytë, një draft që është hartuar në zyrat e Qeverisë”, tha Metushi- Krasniqi në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas saj, ata kanë shumë mospajtime me LPP-në për shkak të tendencave për ndërhyrje në kompetenca të institucioneve.

“Neve kemi shumë mospajtime me të, ka tendenca për ndërhyrje të kompetencat e institucioneve kyçe në mbarëvajtjen e sidomos në llogaridhënien në prokurimin publik dhe prej shtatorit tash jemi në mars, do të thotë është një heshtje totale pa marrë parasysh thirrjet e shumta që janë bë ndaj Ministrisë së Financave në këtë rast si bartëse e këtij procesi dhe nuk ka pas asnjë përgjigje dhe vetë si grup i punës jemi në errësirë të plotë për shkak se nuk ka asnjë feedback asnjë komunikim prej shtatorit e tash se ku jemi do të thotë ka erdhi e para ai punim, ai punim nuk është i grupit të punës dhe diskutohet çka të veprohet më tutje”, tha Metushi- Krasniq.