Naim Jakaj, menaxher i programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kritikuar zëvendësministrin në detyrë të Drejtësisë, Vigan Qorrolli, për përkrahjen e kërkesës për votim të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar atë si shkelje të Kushtetutës dhe të praktikës parlamentare.
Gjatë debatit në emisionin “Tempus” në KTV, Jakaj tha se kërkesa për votim të fshehtë është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me Rregulloren e Kuvendit, që përcaktojnë qartë se duhet të ndiqen praktikat e mëparshme – konkretisht votimi i hapur.
“Jeni duke bërë kërkesë për të ndryshuar votimin e hapur në votim të fshehtë. Dhe po thoni që përfaqësoni Universitetin? Si mund ta bëni një kërkesë që bie ndesh me Kushtetutën?”, tha Jakaj, duke shtuar se aktgjykimi përcakton qartë respektimin e rendit të ditës të caktuar për seancën konstituive.
Ai theksoi se ndryshimi i formës së votimit është përpjekje për të imponuar vullnet politik mbi normat kushtetuese. /BetimipërDrejtësi
Qorrolli: Partitë politike po lexojnë dromca të aktgjykimit të Kushtetueses, risi e vendimit 30 ditëshi
Vigan Qorrolli, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë tha se partitë politike po lexojnë “dromca” të aktgjykimit...-
Blakaj akuzon Kushtetuesen për shërbim ndaj opozitës, Jakaj: Po tentohet denigrimi i drejtësisë
-
Jakaj: Praktika parlamentare thotë se votimi i kryeparlamentarit bëhet në mënyrë të hapur, këtë e tha edhe Kushtetuesja
-
Rrustemi: Qëllimi i opozitës, të shkojë në zgjedhje lokale me Kuvend të bllokuar
-
AAK-ja i ka mbledhur nënshkrimet, do ta kontestojë kërkesën e VV-së për ndryshim të mënyrës së votimit
-
Limaj kundër votimit të fshehtë: Në kundërshtim me ligjin dhe praktikën parlamentare