Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Gërxhaliu për ikjen nga Kosova: Trend i frikshëm

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se trendi i ikjes nga Kosova është i frikshëm, andaj kjo gjë duhet të jetë alarm për të vepruar.

“Sot nuk kemi liberalizim dhe flasim për 42 mijë vetë të larguar nga pakënaqësia dhe nga humbja e shpresës, përjetuar në Kosovë. Mirëpo ne po flasim vetëm për të dhëna zyrtare, duke anashkaluar informalitetin apo ikjen kriminale që ndodhë nga Kosova në forma dhe kanale të ndryshme, që besoj se është shumë i madh. Dhe në qoftë se në 10 vitet e ardhme do të zgjatë një trend i tillë, i largimit, paramendo çka na pret neve në vitet e fundit dhe ajo çka nuk po e përmend askush nga institucionet politike, po e them me keqardhje nëse analizohet dhe bëhet një korrekturë e info-indikatorëve në Kosovë që nga viti 2015 deri më 2021”, ka thënë ai në emisionin “Tempus” të KTV-së.

Ai ka shtuar se nuk është më problem rryma elektrike, tregu, dogana, por që problemi kryesor është fuqia punëtore.

“Sot kemi një numër bukur të madh të kompanive kosovare që ka dërguar shkresa në ambasadat e Kosovës, qoftë në Pakistan apo vende të ndryshme për të kërkuar fuqi punëtore dhe krahas këtij inflacioni, këtyre sfidave, nesër të jemi të varur nga importi i fuqisë punëtore besoj që është diçka që duhet të na paralajmërojë, duhet të zgjohemi”, tha Gërxhaliu.

Në rend të parë, sipas tij ekonomia duhet të depolitizohet, kriza nuk duhet të depolitizohet dhe edukimi duhet të jetë arma më e fuqishme.

Edhe Gërxhaliu: Edhe familjet e stabilizuara po ikin nga Kosova, s’shohin ardhmëri Arbëri Gërxhaliu: Edhe familjet e stabilizuara po ikin nga Kosova, s’shohin ardhmëri

Gërxhaliu po ashtu ka thënë se diaspora meriton trajtim më të mirë si “infuzioni kyç i ekonomisë”.

Sipas tij, nëse institucionet vendore kanë kalkuluar që gjatë qëndrimit të diasporës së Kosovës në Kosovë, të ketë ngritje të çmimeve dhe të mos ketë lëvizje qoftë në akcizë, qoftë në tatimin e vlerës së shtuar, ai beson se është mëkat që nuk e meriton diaspora por që sipas tij, këtë do ta paguajnë shtrenjtë edhe qytetarët e Kosovës.