Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se ikja e njerëzve nga Kosova është e madhe, e sipas tij, nuk po ikin vetëm personat me probleme financiare. Sipas Gërxhaliut, drejt Evropës po lëvizin edhe familjet që janë të stabilizuara, por që s’kanë garanci të së ardhmes dhe shpresë.
“Humbja e shpresës është më e rënda për qytetarët. Sot po ikin edhe familje të stabilizuara sepse nuk po shohin ardhmëri dhe besim në këtë shtet. Në Kosovë mungon kultura për pranim të gabimeve si nënë e të mësuarit...Në mesin e 44 mijë të ikurve, 50 për qind prej tyre janë fuqi punëtore që do të ishin në funksion të shtetit”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Njohësi i ekonomisë ka shtuar se Kosova dhe Ballkani po përgatisin kuadro të shumta profesionale, e Evropa po i merr të gatshme. Kjo, sipas tij, ka shkaktuar dëm të ekonomisë vendore.
“Po e ndërtojnë Evropën dhe po e dëmtojnë shtetin e tyre. Janë evidentuar 200 miliardë euro fitim për Gjermaninë duke marrë kuadro të përgatitura nga Ballkani Perëndimor. Kosova të mos jetë shtet i përcaktuar për të ikur, por për të qëndruar këtu. 2022-a ka përfunduar me krizë dhe panik, kjo dëshmon sa i brishtë është stabiliteti në Kosovë”, u shpreh ai në emisionin 60 Minuta në KTV të enjten.
Gërxhaliu ka potencuar se në vitin 2022, Kosova u përball me kriza të shumta, derisa ka kritikuar Qeverinë se e ka promovuar “indikatorë pozitivë dhe rritje ekonomike”.
“Në vitin kalendarik, 2022, Kosova ka hyrë nga riza në krizë, sikurse edhe në këtë vit. Problemi më i madh kur nuk pranohet kriza si krizë. Kemi pasur inflacion 20 për qind, derisa kemi pasur Qeverinë që ka promovuar indikatorë pozitivë dhe rritje pozitive. Kemi pasur edhe 10 për qind të shfrytëzimit të mjeteve kapitale”, ka deklaruar tutje ai.
Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se zyrtarët publikë duhet të marrin paga sipas performancës së punës. Pagat më të ulëta, sipas Gërxhaliut, duhet t’i kenë deputetët.
Edhe
Gërxhaliu për ikjen nga Kosova: Trend i frikshëm
“Nëse dikush meriton ulje të pagave, janë deputetët. Nëse vetëm shkon për t’u evidentuar dhe ke mëditjet 200 euro, kjo nuk është nder. Është degraduar të të qenit deputet, qytetarët ta kenë vetëdijen më të lartë. Do të jetë nënçmim të thuhet. Është një parlament i praktikantëve, që puna e parë është deputet. Deputetë të praktikantëve, që janë të ndikuar politikisht. Nëse analizohet Parlamenti, ka hapësirë për avancim”, u shpreh ai.
Ndërsa, ai ka shtuar se nëpërmjet kampanjave, qytetarët duhet të vetëdijesohen që të qëndrojnë në Kosovë. Sipas tij, mungesa e nivelit të arsimit, shëndetësisë dhe e ekonomisë, i ka shtyrë qytetarët ta lënë Kosovën.
“Si mund të ketë siguri në Kosovë kur ka brishtësi në shëndetësi, në ekonomi dhe në siguri. Nuk iket vetëm nga kriza e stresi, por edhe nga ankthi. Duhet të kemi dialog dhe kampanja. Duhet të avancohet dialogu dhe të krijohet një mur ndarës...Kur një arrogancë dominon, duhet senzibilizim i të gjithëve, që të mendohet për Kosovën. Është e papranueshme kur sheh një çift që ka një djalë dhe kanë gëzim kur e shohin duke e përcjell jashtë. Kemi një arsim nën nivel, shëndetësinë nën nivel. Nuk i duhet Kosova askujt pa qytetarë. Vetë fakti qe kemi një skemë të politizuar, është defekt që po i demotivon të rinjtë”, ka theksuar Gërxhaliu.
-
Remitancat nga diaspora kapin vlerën e 651 milionë eurove brenda gjashtë muajve
-
Gërxhaliu thotë se do të ketë sërish shtrenjtim të rrymës: Koha për një qeveri që mendon për shtet
-
Gërxhaliu: Ngritja e çmimit të rrymës do të ndikojë edhe tek aspektet e tjera
-
Aliu: Nuk i besoj testit të PISA-s, shqiptarët janë shumë të talentuar