Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Gërxhaliu: Arroganca e pushtetit ka varrosur dialogun social

Ekspert i ekonomisë, njëherësh ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, në “Tempus” nw KTV tha se arroganca e pushtetit ka varrosur dialogun social.

“Çka e karakterizon të themi periudhën e fundit dyvjeçare është një arrogancë e pushtetit, një varrosje e dialogut publiko-privat, një mosekzistencë e dialogut mes pozitës dhe opozitës dhe absolut nuk ka vend të flitet për dialog të mirëfilltë mes nivelit qendror dhe nivelit lokal dhe në qoftë se një shtet varroset dialog i mirëfilltë, atëherë çka pritet”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, vullneti për t’i adresuar problemet ka humbur sepse ato ka thënë se po hasin në vesh të shurdhër.

“Sot në Paris kemi pasur demonstrata për pakënaqësitë sociale, një numër rekord prej 650 mijë vetave. Sot në vendet aziatike që kanë një standard të jetës, të hyra për kapital mbi 40 mijë dollarë kanë pas pakënaqësi, ndërsa në Kosovë në këta indikatorë e kemi pas një heshtje totale, sepse vërtet është humb themi ai vullneti për të adresuar probleme, sepse problemet në periudha kohore vërtet bukur të gjata po hasin në vesh të shurdhër dhe në këtë drejtim janë dy fenomene që karakterizojnë ditën e sotme në Kosovë. E para, vërehet një zbrazje masive e Kosovës, të rinjtë të cilët ikin në vendet të ndryshme. Nëse thuhet që në dy vitet e fundit janë shkuar më shumë se 200 mijë veta, a duhet indikator tjetër që të prekin në sedër pushtetarët e Kosovës të bëjnë më tepër. Në anën tjetër, sot e ke fluksin e ikjes në bregdet dhe faktin se kanë kaluar në këtë vikend më tepër se 50 mijë vetura e dëshmon më së miri revoltën apo refuzimin estetik të themi të realitetit të krijuar në Kosovë”, theksoi Gërxhaliu.

Tutje, ai tha se në qoftë se nuk ka dialog, zgjidhje të problemit në këtë drejtim, kjo që po ndodh sot duhet të trajtohet edhe në dimension tjetër, në aspektin ekonomik sa po goditet sektori privat.

“Ne po flasim në aspektin social, sa po varfërohet në Kosovë, mirëpo askush nuk po e përmend aspektin demografik. Mua nga këto kushtet të cilat i kanë kapluar të rinjtë, sot maksimumi i kthimit të popullatës është 1-2 për familje, kush garanton qëndrueshmëri, kush garanton shpresë dhe pse është arsyeja që po iket nga Kosova. Duhet të kuptohet për hir të opinionit e vërteta që nga Kosova nuk po ikin të papunët, nuk po ikin vetëm të varfrit, po ikin familjet të establuara mjaft mirë, po ikin për bashkim familjar, po ikin intelektual dhe kjo është goditja më e madhe që po i bëhet Kosovës dhe ardhmërisë së saj. Në këtë drejtim e lexova një ditë një artikull shumë interesant në ‘Corriere della sera’, në ditët e fundit Gjermania fiton afër 200 miliardë euro vetëm nga marrja e trurit gratis. Paramendo, fëmija i një kosovari e kryen fakultetin gratis, fakulteti, shkollimi kushton 120 mijë në 6 vite dhe shkon në Gjermani gjen punë pa asnjë cent investim. E mora shembull vetëm aspektin e mjekësisë, sot ke inxhinierë të IT, inxhinierë të arkitekturës në Gjermani, sepse me të vërtetë është humb shpresa që në Kosovë do të thotë ka perspektivë”, tha Gërxhaliu.

Artikuj të ngjashëm