Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fituesi i zgjedhjeve të 23 prillit në Zubin Potok, ka deklaruar se do të donte që kabineti i tij të përbëhej edhe nga serbët.
Ai ka thënë se edhe kësaj radhe, por edhe herëve të tjera si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Zubin Potokut, ka garuar me plot vullnetin dhe me përgjegjësi që iu takojnë atyre si kryetar komune, duke shpresuar që planprogrami i tij është më i miri.
“Kam menduar se edhe këto zgjedhje do të kemi garë edhe nga subjektet serbe siç kemi pasur edhe më përpara, mirëpo doli ajo se dita-ditës do të shtohet hapësira e qytetarëve serbë nën ndikimin e shtetit Serb këtu dhe ndodhi që mos të dalin qytetarët asnjë, pa dëshirën e tyre”, tha Zeqiri në “Tempus” të KTV-së.
Gjithashtu, ai tha se do të jetë shumë i kënaqur të jenë krejt shqiptarë në vendet drejtuese në kabinetin e tij, por do të kishte pasur dëshirë që të jenë 80 për qind serbë.
“Do të kem dëshirë dhe do të kem oferta, ekipi im do të jetë me ofertë, për të shikuar në të gjitha ato drejtoritë që i ka Komuna, 80 për qind të jemi të hapur për kuadro serbe. Në qoftë se i referohemi situatës së djeshme, mendimi im është krahas veprimit institucional të Republikës së Kosovës, dje e kam parë këtë situate, mosdaljen e tyre totale në zgjedhje, e kam parë sa fuqi ka shti shteti serb, përmes mekanizmave, instrumenteve njerëzore që i ka Lista Serbe, bandave, ka ndikim deri tek qytetari. Në qoftë se dje kanë pas qytetarët serbë shëtitje të lirë ditore, dje kanë pasur mundësi ta kenë edhe të kufizuar shëtitjen ditore”, tha Zeqiri.
-
Kryetari i Zubin-Potokut ushtron detyrën nga zyra për komunitete
-
Kryetari i ri i Zubin-Potokut thërret serbët t’i bashkohen ekipit të tij qeverisjes
-
Kryetari i Zubin-Potokut: Zyrat e komunës ende të uzurpuara nga sistemi paralel
-
Zeqiri: Punësimi dhe fuqizimi ekonomik do të jenë prioritet në Zubin Potok
-
Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin-Potokut akuzon Qeverinë për mosprezencë në veri