Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fituesi i zgjedhjeve në Zubin Potok, në emisionin “Tempus” në KTV tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë punësimi dhe fuqizimi ekonomik në këtë komunë.
“Mendoj që ka nevojë ajo pjesë për punësim së pari. Komuna ka resurse, ka disa biznese të vogla dhe të mëdha që veprojnë atje, nuk kam evidencë sa janë të regjistruara, e di që disa prej tyre janë të regjistruara dhe ndoshta paguajnë edhe tatime, por shumica edhe jo. I kisha dhënë prioritet kur ka resurse të mëdha ekonomike, bujqësore dhe pak biznesore, për shkak të zbutjes së papunësisë, meqenëse nuk është edhe aq, por të fuqizohen ato gjëra, kjo do të ishte në prioritetet e dyta. Funksionimi i ligjit është i pari”, tha Zeqiri.
Ai theksoi se problemi më i madh është vendosja e ligjshmërisë.
“Problemi më i madh jo vetëm në Zubin Potok, por edhe në të gjithë ato komuna është vendosja e ligjshmërisë, veprimi qytetar brenda kornizave ligjore aty ku jeton, unë nën prioritetet e para mendoj që jam i fokusuar këtu në instalimin e funksionit me të gjitha dikasteret e Komunës, edhe veprimi ligjor. Kur i referohemi kësaj teme, është vështirë për ta akomoduar jetën e aq sa duhet vetveten, mos të flas për të tjerët sepse e kanë një mendësi që edhe e mira duhet të kundërshtohet, unë nuk mendoj ashtu”, tha Zeqiri.
Ai tha se mendon se ajo pjesë ka nevojë për punësim, ku buxheti i Komunës së Zubin Potokut është rreth 1 milion e 200 mijë euro.
Zeqiri shtoi se do iu kishte dhënë prioritet ku ka resurse për pjesën bujqësore dhe biznesore, për shkak të zbutjes së papunësisë që të fuqizohet mundësia ekonomike për ta.
-
Fituesi i zgjedhjeve në Zubin Potok: Do doja që kabineti im të përbëhej edhe nga serbët
-
Zeqiri: Nuk u frikësohem kërcënimeve nga bandat dhe individët e ndryshëm
-
Zeqiri thotë se sulmet terroriste ndaj infrastrukturës kritike mund të përsëriten
-
Kurti takon kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit 16 muaj pasi morën detyrën
-
Qytetarë serbë e shqiptarë të Zubin-Potokut shprehin kërkesat ndaj Komunës