Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar se edhe të mërkurën po ushtron detyrën nga zyra për komunitete.
Zyra për komunitete gjendet në fshatin Çabër.
Zeqiri ka thënë për KOHËN se momentalisht situata është e qetë në komunën që ai udhëheq.
Ai edhe të martën ka punuar nga zyra për komunitete.
Zeqiri fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.
KOHA ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, dhe atë të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, por nuk janë përgjigjur.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i Zubin Potokut viziton objektin ku është dashur të kryejë funksionin e tij
-
Kryetari i Zubin-Potokut dhe ai i Zveçanit do të zhvendosen në zyrat komunale
-
Kryetari i Zubin-Potokut: Zyrat e komunës ende të uzurpuara nga sistemi paralel
-
Fituesi i zgjedhjeve në Zubin Potok: Do doja që kabineti im të përbëhej edhe nga serbët
-
Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin-Potokut akuzon Qeverinë për mosprezencë në veri