Avokati Ardian Bajraktari ka theksuar në emisionin “Tempus” të KTV-së se draft-strategjia antikorrupsion, megjithatë, përmban disa elemente pozitive, si rritjen e transparencës dhe digjitalizimin, por theksoi se ato janë të pjesshme dhe nuk përfshijnë të gjitha institucionet.
“Dy elemente pozitive sa i përket draftit, është tentativa për rritjen e transparencës, por natyrisht edhe kjo ishte e pjesshme, jo në nivel të tërësishëm të institucioneve. Dhe tentativa, po ashtu, për digjitalizim. Këto dy elemente janë pozitive që duhet me shku tutje”, ka thënë ai.
Bajraktari theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtyre përpjekjeve në të gjitha nivelet e institucioneve për të pasur një efekt më të qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës./BetimipërDrejtësi
-
Bajraktari kërkon të rishikohet në tërësi Draft-strategjia kundër korrupsionit
-
Shala thotë se Draft-strategjia antikorrupsion ka probleme serioze, përmend komentet kritikuese të BE-së
-
Bajraktari: Strategjia, dokument shumë i mirë në letër
-
Bajraktari: Mungesa e Strategjisë, mungesë e vullnetit për të luftuar korrupsionin
-
Bajraktari: Me këtë proces s’do të kishte arsye për të mos dekretuar Isufajn për kryeprokuror