Muharrem Asllani, këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në emisionin “Tempus” në KTV tha se problemet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, janë arsimimi dhe punësimi.
Ai tha se ky është një problem që kërkon trajtim më të thellë edhe për faktin se niveli i arsimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë është rritur kohëve të fundit.
Vetëm në Fushë-Kosovë, sipas tij, nga komunitetet joshumicë janë mbi 70 të rinj me diploma bachelor dhe mbi 15 me diploma master.
“Ne si qeveri kemi ndërtuar një mekanizëm ndërinstitucional me pjesëmarrjen e Zyrës së Kryeministrit, Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Zyrës për Komunitete që do të merret vetëm me punësimin dhe po mundohemi që të hartojmë politika që të mund të dilet nga ky kolaps”, ka thënë Asllani. /BetimipërDrejtësi
-
Asllani: Kemi ndarë 800 mijë euro buxhet për t’i adresuar problemet e komuniteteve pakicë
-
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
-
Rreth 4 mijë fëmijë romë e ashkalinj jashtë bankave shkollore
-
Tregu i punës, përjashtues për anëtarët e komunitetit rom, ashkali e egjiptas
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?