Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, të hënën në emisionin “Tempus” në KTV, tha se është paradoksale se si sot kemi më shumë shqiptarë të dënuar sesa serbë për krime lufte.
“Janë një numër i konsiderueshëm i masakrave në Kosovë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga ana e institucioneve të drejtësisë qoftë atyre vendore, qoftë atyre ndërkombëtare. Masakra në Burgun e Dubravës, masakra ndaj familjes Jashari, e Krushës, e Rezallës, e Studimes, e tjerë, që të gjitha këto krime makabre që ndoshta e kanë tronditur edhe botën, nuk kanë arritur të marrin një përgjigje nga ana e sistemit të drejtësisë”, tha Shala.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se në trajtimin e këtyre rasteve fillimisht ka dështuar UNMIK-u, pastaj EULEX-i dhe vendorët.
“Paradoksi që ka lind nga mënyra paradoksale e trajtimit të këtyre rasteve të krimeve të luftës, ka sjellë deri te ajo që sot kemi shumë më shumë persona të dënuar e të akuzuar të nacionalitetit shqiptar sesa të nacionalitetit serb, përkundër faktit që është botërisht e ditur sa është numri i viktimave shqiptare e sa i viktimave serbe”, shtoi Shala.