Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se pasi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte konstatuar se nuk ka shkelje në veprimin e gjykatësit Eroll Gashi lidhur me urdhëresën ndaj ministrit Xhelal Sveçla dhe po ashtu përmendi edhe vendimin seksist të Gjykatës së Gjilaniit, që sipas tij vendimet e KGJK-së tilla në aspaktin meritor janë shumë problematike.
“Më shumë raste shkojnë statistikisht në Këshill Gjyqësor të Kosovës sesa më parë që hudheshin symbyllurazi nga autoritetet kompetente dhe këtu duhet me njoftë meritën e KGJK-së, vendimi për me i publiku vendimet për me i hudh ankesat disiplinore. Tanimë është e hapur e gjitha, por haptazi në raport me këtë kanë ndodhur dy probleme që për bindjen time janë shumë problematike nga ana e KGJK-së. E para ka qenë rasti i aktgjykimit seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan, që ishte një aktgjykim që thoshte se me vetë faktin se një grua ka udhëtuar me një taksist mashkull e njëjta ka dhënë pëlqimin për t’u futur në aventura seksuale se viktima ka qenë moralisht e prishur kështu dicka, sepse ka bredhur, është shoqëruar me djem, e të tjerë. Vendimi i KGJK-së që e konsideron të parashkruar këtë rast, për bindjen time është i kundërligjshëm dhe kjo është e qartë, ligjërisht të thuhet e bardha në të zezë”, tha Shala në Tempus të KTV-së.
Ai shtoi se dispozita e këtij ligji afatin e parashkrimit e parasheh për pesë vjet, që sipas tij është dashur të procedohet bazuar në atë ligj.
“Ka qenë shumë e pakuptueshme pastaj që gjyqtarët kanë bërë ankesë në Supreme”, shtoi ai.
Po ashtu, Shala përmendi edhe rastin e gjyqtarit që e ka trajtuar rastin e ministrit Sveçla, që i njëjti ka lëshuar udhëresë për sjellje me detyrim.
“Mënyra e vetme çka mundet ligjërisht gjyqtari me bë është me u revoku vendimi, nuk mundet me dhanë gjyqtari sipas Kodit zotim se do ta lëshojë, ai e lëshon atë. Aspekti teknik ai është një bllof që tentohet me u bë në situata të caktuara. Dhe cfarë ndodh, pas këtij vendimi kur publikohet nga ana jonë del gjyqtari Eroll Gashi dhe thotë se në rastin konkret nuk kemi lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim por do ta lëshojmë do t’i shohim rrethanat dhe në seancën pasuese nuk mjafton se a e ka lëshuar, a e ka revokuar vendimin, a ka ardhë e ka thanë se ka qenë sëmurë, a ka pas ndonjë arsyetim dhe KGJK del e thotë se nuk ka pasur shkelje dhe këto vendime në aspekt meritor janë problematike në aspektin procedural them se ka një vetëdijesim më të madh të autoritetet kompetente për shkak të hapjes së plotë të llogaridhënies”, tha Shala.