Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zotac përgatit versionin e mesëm të Nvidia GTX 1650

Kur u publikua kartela grafike Nvidia GTX 1650 kishte shumë të habitur për arsye që nuk ekzistonin versionet më modeste të profilit të ulët të këtij modeli. Bëhet fjalë për modelet të cilat shfrytëzuesve me sistemet më kompakte do t’u mundësonin të shfrytëzojnë potencialet gaming që ofron arkitektura Nvidia Turing, përcjell Overclock3D.

Kartelat grafike me shpenzim të ulët janë ideale për këtë pjesë specifike të tregut, ndërsa arsyet janë që shpenzojnë më pak dhe prodhojnë nxehje minimale. Këta janë faktorë që i bëjnë ideale për futjen në PCB kompakte brenda sistemeve mini PC. Shkurt, modelet më të volitshme GTX 1650 janë perfekte për freskimin e pajisjeve OEM PC ose për përmirësimin e makinave kompakte HTPC.

Raportimet e reja sugjerojnë që Zotac ka plane që të krijojë versionin e profilit të ulët të GPU-ve Nvidia GTX për t’u ofruar shfrytëzuesve dizajn dual-fan me daljet HDMI, DisplayPort dhe DVI-D, shkruan KOHA Ditore.

Pritet që kartela grafike “low profile” GTX 1650 do të prezantohet gjatë Computex 2019, që fillon këtë javë.