Partnerët e kompanisë Nvidia janë duke u përgatitur për lansimin e modelit GTX 1650, çmimi i rekomanduar i të cilit është 149 dollarë, ndërkohë që gjithnjë e më shumë dizajne të përshtatura të kësaj GPU-je po shfaqen online. Dizajn referent nuk do të ketë në shitje ndërsa GTX 1650 do të shitet ekskluzivisht përmes partnerëve, raporton Videocardz.
Janë shfaqur fotografitë e katër modeleve Gigabyte: tri konfigurime me dy ventilatorë në formë të GAMING OC, WINDFORCE OC dhe 1650 OC (1680MHz Boost). Interesant do të jetë modeli Gigabyte MINI ITX OC, i cili ka dimensione dukshëm të reduktuara në 152mm (gjë që ka bërë që njëri ventilator të mungojë nga modeli).

MSI-ja vjen me linjat e veta të zakonshme, me Gaming X OC dhe Ventus XS OC, si dhe një tjetër zgjidhje ITX në formën e GTX 1650 AERO ITX, me konektor DVI, shkruan KOHA Ditore.

Asusi prezantohet nga ROG Strix OC (me ndriçim LED) dhe GTX 1650 4GB DUAL me dy ventilatorë, por pa LED. Asus gjithashtu do të ketë zgjidhje me një ventilator.