Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

YouTube bllokon kanalet e mediave ruse të financuara nga shteti në mbarë botën

YouTube ka bllokuar hyrjen në të gjithë botën në kanalet e lidhura me mediat e financuara nga shteti rus, ka thënë kompania.

“Udhëzimet tona në komunitet ndalojnë përmbajtjet që mohojnë, minimizojnë ose banalizojnë ngjarje të dhunshme të dokumentuara mirë dhe ne heqim përmbajtjen në lidhje me pushtimin e Rusisë në Ukrainë që shkel këtë politikë”, ka thënë zëdhënësi i YoutTube, Farshad Shadloo.

“Në përputhje me këtë, ne po bllokojmë gjithashtu kanalet YouTube të lidhura me mediat e financuara nga shteti rus, në nivel global. Kjo hyn në fuqi menjëherë”.