Yahoo është pajtuar që të paguaj 50 milionë dollarë 200 milionë njerëzve në SHBA e Izrael, të dhënat e të cilëve kanë rrjedhur online.
Gjykata federale e Kalifornisë ende nuk e ka aprovuar këtë deklaratë, e pas aprovimit pagesat do të fillojnë të bëhen, raporton Associated Press.
Në 2013-ën, Yahoo ka pësuar një rrjedhe të të dhënave, nga e cila kanë rrjedhur 3 miliardë llogari të përdoruesve.
Një vit më pas një rrjedhje e ngjashme ka ndodhur nga e cila janë prekur 50 milionë përdorues.
Informatat personale, ditëlindjet, email adresat, fjalëkalimet e enkriptuar, e në disa rase edhe pyetja e përgjigjja e sigurisë janë zbuluar, transmeton koha.net.
Megjithatë është dashur 2 vite seanca gjyqësore që Yahoo të pranonte e të arrinte në këtë përfundim.
50 milionë dollarët do të përkthehen në 25 dollarë për çdo orë që përdoruesit kanë shpenzuar duke u marrë me pasojat e rrjedhjes së informatave të tyre.
Varësisht nëse përdoruesit mund të dokumentojnë apo jo orët e shpenzuara, ata mund të marrin deri në 375 dollarë apo vetëm 125 dollarë.