Kompania e rrjeteve sociale, Meta, ka arritur një zgjidhje prej 37.5 milionë dollarësh të një padie që akuzonte këtë kompani mëmë të Facebookut për shkelje të privatësisë së përdoruesve, duke gjurmuar lëvizjet e tyre përmes telefonave inteligjentë pa leje, shkroi të martën Reuters.
Një zgjidhje paraprake e padisë së propozuar grupore u depozitua të hënën në gjykatën federale të San Franciskos dhe kërkon miratimin e një gjyqtari.
Ai zgjidhi pretendimet se Facebooku kishte shkelur ligjin e Kalifornisë dhe politikën e tij të privatësisë, duke mbledhur të dhëna nga përdoruesit që çaktivizuan shërbimet e vendndodhjes në pajisjet e tyre celulare.
Zgjidhja e së hënës përfshinë njerëzit në Shtetet e Bashkuara që përdorën Facebookun pas 30 janarit të vitit 2015.
Meta mohoi të ketë bërë keqpërdorim duke rënë dakord për zgjidhjen.
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Google zgjidh padinë 5-miliardëshe për shkeljen e privatësisë
-
Meta mund të përballet me padi për shkelje të privatësisë mjekësore të pacientëve
-
Facebooku gjobitet me 1.2 miliardë € për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve