Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Akuzat për gjurmim të përdoruesve, Google detyrohet të paguajë rreth 400 mln dollarë

Google

Google do të paguajë rreth 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat nga 40 shtete se gjiganti i kërkimit ka gjurmuar në mënyrë të jashtëligjshme vendndodhjen e përdoruesve, raportoi të hënën Reuters.

“Përveç pagesës, Google duhet të jetë më transparent me konsumatorët kur ndodh gjurmimi i vendndodhjes dhe t'u japë përdoruesve informacion të detajuar në lidhje me të dhënat e gjurmimit të vendndodhjes në një faqe të veçantë në internet”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ioëa-s.

Prokurori Tom Miller, ka thënë se nëse konsumatorët vendosin të mos ndajnë të dhënat e vendndodhjes në pajisjet e tyre, ata duhet të jenë në gjendje të besojnë se një kompani nuk do të gjurmojë më çdo lëvizje të tyre.

"Kjo zgjidhje e bën të qartë se kompanitë duhet të jenë transparente në mënyrën se si ata gjurmojnë klientët dhe të respektojnë ligjet shtetërore dhe federale të privatësisë”, shtoi ai.

Arizona ka ngritur një rast të ngjashëm kundër Googlet me gjobë rreth 85 milionë dollarë, në tetor të këtij viti.

Teksasi, Indiana, shteti i Uashingtonit dhe Distrikti i Kolumbisë paditën Google në janar për, siç e kanë quajtur ata, praktika mashtruese të gjurmimit të vendndodhjes që pushtojnë privatësinë e përdoruesve.