Kompania teknologjike Google do të paguajë 700 milionë dollarë për konsumatorët amerikanë dhe do ta rinovojë dyqanin e aplikacioneve Play për të lejuar konkurrencë më të madhe, raportoi të martën Reuters.
Kjo do të bëhet si pjesë e një marrëveshjeje antitrust me shtetet dhe konsumatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas kompanisë dhe dosjeve në gjykatën federale të San Franciskos.
Google do të paguajë 630 milionë dollarë në një fond shlyerjeje për konsumatorët dhe 70 milionë dollarë në një fond që do të përdoret nga shtetet.
Në marrëveshje thuhet se konsumatorët e kualifikuar do të marrin të paktën 2 dollarë dhe mund të marrin pagesa shtesë bazuar në shpenzimet e tyre në Google Play midis 16 gushtit 2016 dhe 30 shtatorit 2023.
Google u akuzua për mbipagesë të konsumatorëve përmes kufizimeve të paligjshme në shpërndarjen e aplikacioneve në pajisjet Android dhe tarifave të panevojshme për transaksionet brenda aplikacionit.
Google përballet me padi të tjera që sfidojnë praktikat e saj të kërkimit dhe reklamimit digjital. Kompania ka mohuar çdo keqbërje në ato raste.
-
Përdoruesit kërkojnë 2.36 miliardë dollarë nga Google pas vendimit për shkelje të privatësisë
-
Google zgjidh padinë prej 5 miliardë dollarësh lidhur me privatësinë e konsumatorëve
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje