Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Të dhënat e mbi 40 milionë klientëve të T-Mobile ekspozohen

Emrat, numrat e sigurimit social dhe informacionet nga patentë shoferët e të tjera informacione të mbi 40 milionë klientëve të mëparshëm dhe atyre që janë klientë të mundshëm që kanë aplikuar për të qenë në T-Mobile, u ekspozuan në një rrjedhje të dhënash, ka thënë kompania.

Të njëjtat të dhëna për rreth 7.8 milionë klientë aktual të T-Mobilet duket se janë komprometuar. Por, kompania ka thënë se asnjë numër telefoni, llogarie, kode, fjalëkalime apo informacione financiare të rreth 50 milionë të dhënave nuk është prekur.

T-Mobile konfirmoi gjithashtu se afër 850.000 emra të klientëve të saj të parapaguar, numra telefoni dhe fjalëkalime të llogarive janë ekspozuar. Ka shtuar se të gjithë fjalëkalimet ka arritur t’i rikthejë, raporton AP.

Kjo vjen dy ditë pasi T-Mobile deklaroi se po hetonte një rrjedhje të të dhënave të saj pasi dikush doli në një faqe online dhe ofroi shitjen e të dhënave personale të përdoruesve të celularëve.