Kompania amerikane teknologjike, Yahoo, ka njoftuar të enjten se po planifikon të pushojë më shumë se 20 për qind të fuqisë së saj totale të punës, si pjesë e një ristrukturimi të madh të divizionit të saj të teknologjisë së reklamave, raportoi Reuters.
Reduktimet e stafit do të ndikojnë në gati 50 për qind të punonjësve të teknologjisë së reklamave të Yahoos deri në fund të këtij viti, përfshirë gati 1000 punonjës vetëm këtë javë, ka bërë të ditur kompania.
Yahoo, e cila është në pronësi të firmës Apollo Global Management që nga një blerje prej 5 miliardë dollarësh në vitin 2021, shtoi se masa do t'i mundësonte kompanisë të ngushtonte fokusin dhe investimin e saj në biznesin e saj kryesor të reklamave të quajtur DSP.
Kjo ndodh pasi shumë reklamues kanë pakësuar buxhetet e tyre të marketingut në përgjigje të normave rekord të inflacionit dhe pasigurisë së vazhdueshme për një recesion.
Një sërë kompanish amerikane nga Goldman Sachs Group deri te Alphabet, kanë pushuar nga puna mijëra punonjës këtë vit për të kapërcyer një rënie të kërkesës të shkaktuar nga inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit.
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Volkswageni do t’i shkurtojë 50 mijë vende pune në Gjermani