Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Snapi do të reduktojë numrin e stafit për 20 për qind

Kompania e rrjeteve sociale, Snap, ka njoftuar të mërkurën se do të reduktojë numrin e stafit për 20 për qind dhe do të mbyllë disa projekte pasi inflacioni i lartë dhe ekonomia e përkeqësuar e kanë goditur industrinë e reklamave, shkroi Reuters.

Largimi i këtyre punëtorëve do të ndihmojë kompaninë të kursejë rreth 500 milionë dollarë në kosto çdo vit.

Kompania tha se do të fokusohet në përmirësimin e shitjeve dhe numrin e përdoruesve të Snapchatit.

“Rritja e të ardhurave deri më tani në tremujorin e tretë është rritur për 8 për qind nga viti i kaluar, që është shumë nën atë që prisnim", shkroi shefi ekzekutiv, Evan Spiegel në një deklaratë drejtuar punonjësve, e cila është publikuar të mërkurën.

Artikuj të ngjashëm