Ju pëlqejnë smartfonët me ekran të madh? Tani vjen një lajm i mirë për ju: smartfoni i ri Mi Max i kompanisë së njohur kineze Xiaomi thuhet se do të vijë me ekran të madh prej 7-inç.
Raporti i ekranit në këtë model do të jetë 18:9, që nënkupton se skajet e këtij smartfoni të ri do të jenë shumë të vogla si në pjesën e lartë ashtu edhe në të poshtmen.
Në raportin e ri, më tutje thuhet se smartfoni i ri do të ketë edhe baterinë e fuqishme, transmeton Koha.net. Mi Max 3 do të vijë me baterinë prej 5,500 mAh.
Gjithashtu, Mi Max 3 pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë si dhe me veçorinë Quick Charge 3.0 për karikim të shpejtë të baterisë.
Sa i përket procesorit, SoC, në dispozicion do të jenë dy versione – njëri me Snapdragon 630 dhe tjetri me Snapdragon 660.