Tech

Konfirmohet ekrani dhe bateria e Xiaomi Mi Max 3, shfaqen edhe specifikat tjera

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, do të prezantojë pajisjen e saj më të re Mi Max 3 këtë të enjte, por ajo ka vendosur që të shkojë përpara dhe të ngacmojë pikat kyçe të shitjes – ekranin e madh dhe baterinë masive. Pjesa tjetër e specifikave janë zbuluar në mediat kineze para lansimit zyrtar.

Xiaomi Mi Max 3 do të ketë ekran 6.9-inç Full HD+ me raport prej 18:9 dhe pa prerje (notch), transmeton Koha.net. Bateria e tij do të jetë me kapacitet prej 5,500 mAh.

Gjithashtu, Mi Max 3 do të ketë procesor Snapdragon 636 me tetë bërthama Kryo 260, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë. Mi Max 3, po ashtu, do të punojë me sistemin operativ Android Oreo 8.1.

Tani për tani, nuk dihet se me çfarë ngjyra do të jetë në dispozicion, cili do të jetë çmimi i tij si dhe se kur do të dalë për shitje, por të gjitha këto do t’i kuptojmë më 19 korrik.

{gallery}