Tech

Xiaomi Mi Max 3 Pro vjen me 6GB RAM dhe bateri të fuqishme

Mi Max 3 i kompanisë së njohur kineze Xiaomi, është telefoni i shumëpërfolur dhe për të ka interesimi i madh.

Më herët, sipas TENAA, është thënë se Mi Max 3 do të vijë me ekran 6.9-inç dhe procesor Snapdragon 636 me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 1.8 GHz.

Megjithatë, informacionet më të sakta vijnë nga uebfaqja zyrtare e Xiaomit, transmeton Koha.net. Fotografia e publikuar konfirmon dizajnin dhe zbulon një tjetër version të Mi Max 3, i cili me shumë gjasë do të jetë Mi Max 3 Pro, transmeton Koha.net.

Image

Xiaomi Mi Max 3 Pro vjen me ekran 6.9-inç, procesor Snapdragon 710, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë dhe atë të përparme Sony IMX363, si dhe me baterinë prej 5,400 mAh.