Është publikuar një fotografi e pasardhësit të Xiaomi Mi Max 2, e cila konfirmon kamerën e pasme të dyfishtë për të cilën është përfolur shumë. Të dytë, Mi Max 2 dhe origjinali Mi Max kanë nga një kamerë kryesore.
Gjithashtu, në këtë fotografi të publikuar janë zbuluar edhe disa specifika kyçe, transmeton Koha.net. Mi Max 3 thuhet se do të vijë me ekran 6.9-inç, procesor Snapdragon 635, 3 GB/64 GB ose 4 GB/128 GB konfigurimin e memorieve, kamerën e përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 5,500 mAh.

Shumica e specifikave përputhen me ato që janë raportuar deri më tani, ku më herët është raportuar se Mi Max 3 do të vijë në versione – njëri me procesor Snapdragon 630 dhe tjetri me Snapdragon 660.
Sa i përket çmimit, Xiaomi Mi Max 3 thuhet se do të fillojë të shitet me çmim prej rreth 265 dollarë.
-
Konfirmohet ekrani dhe bateria e Xiaomi Mi Max 3, shfaqen edhe specifikat tjera
-
Xiaomi Mi Max 3 Pro vjen me 6GB RAM dhe bateri të fuqishme
-
Shfaqen fotografitë e Xiaomi Mi A3, konfirmohen specifikat dhe dizajni i tij
-
Xiaomi prezanton Mi Mix 3 me 5G, ky është çmimi i tij
-
Lansohet Xiaomi Mi Mix 3 me katër kamera, rrjet 5G e 10GB RAM