WhatsApp, aplikacioni popullor i komunikimit të menjëhershëm në pronësi të kompanisë Meta, i cili përdoret nga shumë njerëz për mesazhe të shpejta, po përballet me një problem të martën.
Përdoruesit e WhatsApp në shumë vende të botës aktualisht nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe të marrin mesazhe.
Aktualisht duket e pamundur të dërgosh një mesazh në grupet WhatsApp, por edhe bisedat personale duket se preken shumë, raportoi BusinessToday.
Faqja e internetit për zbulimin e ndërprerjeve DownDetector konfirmoi se WhatsAppi nuk po funksionon për mijëra përdorues.
Në një përgjigje për Business Today, një zëdhënës i Metas ka thënë se janë në dijeni për problemin dhe se janë duke punuar për ta zgjidhur atë sa më shpejtë.
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp
-
Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it