Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Watch Dogs 3 mund të pritet gjatë E3 2019

Gjatë vitit 2018 ka pasur raporte se loja Watch Dogs 3 është duke u zhvilluar. Tani, sipas thashethemeve të fundit, si duket loja do të paralajmërohet gjatë konventës për gaming E3 2019, e cila mbahet muajin e ardhshëm, raporton Ubergizmo.

Këto pretendime vijnë nga fansat e lojës nga llogaria zyrtare në Twitter e Watch Dogs. Sipas informatave në të cilat hasën fansat, Ubisoft si duket e ka krijuar një llogari të re të Watch Dogs UK në Twitter. Data e krijimit të llogarisë është maji 2019, dhe edhe pse logoja dhe fotot për përmbajtjen e llogarisë janë nga loja Watch Dogs 2, disa shfrytëzues thonë se është e pazakontë që Ubisoft të krijojë llogari për ta promovuar lojën e vjetër, shkruan KOHA Ditore.

Kjo çoi në spekulimet se Ubisoft e krijoi llogarinë e cila më vonë do të përdoret për promovimin e Watch Dogs 3. Tani për tani nuk dihet nëse gjatë konventës E3 2019 do të prezantohet apo vetëm të paralajmërohet Watch Dogs 3.