Rrjeti i madh social, Instagram, do të shfaqë veçorinë e kontrollit prindëror në platformën e vet që nga muaji mars i vitit të ardhshëm, ka njoftuar Adam Mosseri, shef i shërbimit. Veçoria e re do t’ua mundësojë prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve të përcjellin se sa fëmijët po kalojnë kohë në Instagram, t’u caktojnë limite përdorimi e të njoftohen nëse fëmija e raporton dikë.
Kontrollet u prezantuan si pjesë e pakos së veçorive të reja që synojnë ta bëjnë platformën një hapësirë më të sigurt, sidomos për adoleshentët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse Mosseri ka thënë se veçoritë janë duke u përpunuar qe një kohë shumë të gjatë, njoftimi vjen vetëm pas dëmeve që pësoi kompania pasi u ribrendua nën emrin “Meta”. Ish-punonjësja Frances Haugen zbuloi se si Instagrami ishte në dijeni se shërbimi i rrjetit social u bën dëm adoleshenteve, por që s’kishte ndërmarrë veprime.
Krahas kontrollit prindëror, Instagrami ka njoftuar se po punon edhe në qendra edukimi për prindërit dhe kujdestarët që t’u ofrojnë shpërblime e këshilla se si fëmijët t’i përdorin rrjetet sociale.