Prindërit që përdorin mjetet e mbikëqyrjes së fëmijëve në Instagram së shpejti do të marrin njoftime nëse fëmija i tyre kërkon vazhdimisht terma që lidhen me vetëvrasjen ose vetëlëndimin në këtë platformë.
Është hera e parë që kompania do t'i njoftojë në mënyrë proaktive prindërit për kërkimet e fëmijëve të tyre në Instagram për materiale të dëmshme, në vend që t'i bllokojë kërkimet, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Prindërit dhe adoleshentët e regjistruar si llogari për adoleshentë në Instagram në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi dhe Kanada do të njoftohen së pari nga java e ardhshme, ndërsa pjesa tjetër e botës do të ndjekë këtë shembull më vonë.
Kompania Meta ka bërë të ditur se njoftimet për prindërit do të shoqërohen gjithashtu nga burime ekspertësh për t'i ndihmuar ata të përballojnë bisedat e vështira.
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
Si t'i mbroni fëmijët nga rrjetet sociale
-
Policia alarmon: Në disa raste fëmijët kanë postuar për vetëlëndim
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë