Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Veçoritë e Android 13 që pritet të dalë më 2022

Android 13 pritet të lansohet në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe aktualisht është në fazën e testimit.

Megjithatë, faqja XDA-Developers doli me një version të hershëm të këtij sistemi operativ.

Një nga veçoritë e reja është "Panlingual", i cili lejon përdoruesin të vendosë një gjuhë universale për ndërfaqen e përdoruesit dhe menutë, por më pas ka mundësinë të vendosë gjuhën për secilin aplikacion veç e veç.

Përveç kësaj, ka prova që Android 13 mund të lejojë që njoftimet të jenë një veçori opsionale në të ardhmen. Kjo do të thotë që aplikacionet nuk do të jenë më në gjendje të dërgojnë mesazhe të padëshiruara me përdoruesit me njoftime pa miratim.

Një pamje e re e orës u vu re në ekran, ndryshe nga Android 12.

Duke qenë se ky është një version mjaft i hershëm testues i Androidit të ri, ekziston një mundësi e madhe që lista përfundimtare e veçorive të ndryshohet kur të fillojnë të shfaqen versionet e zhvilluesit të Android 13.