Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu gati ta lansojë veçorinë One UI 5.1.

Pas një prezantimi të shpejtë të Android 13 me One UI 5, Samsungu po përgatitet për lansimin e veçorisë One UI 5.1.

Përditësimi pritet të arrijë së pari në Galaxy S23 kur kjo seri të dalë diku në shkurt, por ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të sjellë përditësimi.

Ndonwse veçoria One UI 5.1 është ende e mbuluar me mister, Samsungu jo vetëm që ka konfirmuar ekzistencën e tij, por edhe se cilët telefona do të përditësohen.

Një shënim thotë se One UI 5.1 do të jetë i disponueshëm në "modelet flagship të lëshuara pas Galaxy S20 dhe Galaxy Z Flip". Kjo përfshin Galaxy S20, S21 dhe Galaxy S22, si dhe Galaxy Z Flip, Z Flip 5G, Z Flip 3, Z Flip 4, Galaxy Z Fold 2, Z Fold 3 dhe Galaxy Z Fold 4.

Samsungu pritet ta zbulojë serinë Galaxy S23 bashkë me veçorinë One UI 5.1 më 1 shkurt.

Artikuj të ngjashëm