Kompania Google ka njoftuar për përditësimin e radhës të Android 13 Developer Preview. Në këtë version, përdoruesve nuk do t’iu dërgohen njoftime pa leje paraprake, ka njoftuar mediumi “Theverge” të enjten.
Google ka marrë vendim ta adaptojë këtë ndryshim, ndonëse kompania iOS, tash e sa vite e përmban një gjë të tillë.
Kjo është konsideruar mjaft e dobishme për përdoruesit e telefonave të mençur në mënyrë që të mos marrin njoftime pa dëshirën e tyre.
Janë paralajmëruar edhe përditësime të tjera në Android 13, si çështja e zërimit e jetëgjatësisë së baterisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas 20 vjetësh, Gmaili më në fund sjell funksionin që të gjithë e prisnin
-
WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së
-
Apple u kërkon përdoruesve ta përditësojnë sistemin operativ
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni