Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA ka paralajmëruar përdoruesit e telefonave iPhone dhe Android rreth mashtrimeve të reja të cilat po bëhen për t’u marrë të dhënat e bankave dhe ato personale.
Zyrtarët kanë thënë se përdoruesit e telefonave duhet t’i ndalin menjëherë nëse marrin këtë thirrje specifike, ku mashtruesit pretendojnë se janë dikush tjetër.
Skema e re e mashtrimit është më e avancuar se thirrjet e mëhershme mashtruese sepse tani mashtruesit po përdorin metoda teknologjike për të imituar bankat dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Zyrtarët thanë se sapo viktima fillon të flasë me ta, mashtruesit u bëjnë presion për t’iu transferuar para agjencisë që pretendojnë që përfaqësojnë.
Madje, mashtruesit mund t’i bindin viktimat të instalojnë viruse në telefonat e tyre për t’ua vënë në rrezik të dhënat personale.
Këto lloj thirrje ose mesazhe mund t’u vijnë me pretendime se janë nga çfarëdo agjencie.
FBI ka thënë se këto thirrje duhet të ndërpriten menjëherë nëse i hapni dhe mesazhet t’i fshini.

-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
Policia në Mitrovicë apelon për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare
-
"Përditësimi i të dhënave” dhe “Gjoba në trafik”, ARKEP-i alarmon për mashtrime përmes SMS-ve
-
Banka Qendrore bën thirrje për kujdes ndaj mesazheve mashtruese
-
Policia bën thirrje për kujdes, thotë se është rritur numri i mashtrimeve përmes SMS-ve