Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitter etiketon postimet e Trumpit me paralajmërimin “sillni fakte”

Foto: Reuters

Rrjeti social Twitter, për herë të parë, i etiketoi dy postime të presidentit amerikan, Donald Trump, si “të pabaza” dhe tha se ai po përhap pretendime të rreme.

Postimet e Trumpit “pretendojnë rrejshëm” se votat me postë do të sjellin “zgjedhje të falsifikuara”, tha Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nën postimet e tij, kompania ka shkruar me të kaltër: “Sillni fakte për votat me postë”.

Image

"Kontrolluesit e fakteve thonë se nuk ka prova se fletët e votimit me postë lidhen me mashtrim të votuesve", shkroi Twitter.

Trumpi reagoi, duke e akuzuar kompaninë për “ndërhyrje” në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA dhe tha se Twitter i bazon informacionet e tij në “lajme të rreme”.

“Twitter është duke e ngufatur plotësisht fjalën e lirë dhe unë, si president, nuk do ta lejoj që të ndodhë kjo”, shkroi Trump në Twitter.

Vendimi i kompanisë për të etiketuar postimin e presidentit vjen pasi ajo është vënë nën presion të shtuar për të mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe llogaritë e rreme.