Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, duke folur me mbështetësit konservatorë në “Turning Point USA's AmericaFest 2024” të dielën, ka thënë se do t’i duhet të fillojë të mendojë për TikTok-un, por ka shtuar se ndoshta do të duhet të mbahet platforma edhe për pak kohë.
"Do të më duhet të filloj të mendoj për TikTok-un. Mendoj se do të duhet të fillojmë të mendojmë sepse, ju e dini, ne vazhduam me TikTok dhe patëm një përgjigje të shkëlqyer me miliarda shikime, miliarda dhe miliarda. Më sollën një tabelë, dhe ishte një rekord, dhe ishte aq e bukur për t'u parë, dhe ndërsa e shikoja, thashë: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe për pak kohë", ka deklaruar Trumpi.
Trumpi po i referohej përgjigjes që mori fushata e tij në platformën e mediave sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Një ligj federal i SHBA-së, i miratuar në prill, caktoi 19 janarin si afatin kur TikTok duhet të shitet nga kompania e tij mëmë kineze ose përndryshe do të përballet me një ndalim në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur të dëgjojë argumentet muajin e ardhshëm mbi kushtetutshmërinë e ligjit.
Donald Trump suggested he might favor allowing TikTok to keep operating in the United States, in one of the strongest signals yet that he opposes a potential exit of the social media platform from the US market https://t.co/LFpO5tQk6J pic.twitter.com/1JW8kSFPL0
— Reuters (@Reuters) December 23, 2024
-
Trumpi nënshkruan urdhër për shitjen e TikTokut në SHBA – deri më 16 dhjetor afat për ndarjen nga Kina
-
Marrëveshja SHBA-Kinë për TikTokun përcakton që asetet të kalojnë në duart amerikane
-
Trumpi sugjeron se është arritur marrëveshje me Kinën për TikTok-un
-
Trumpi shtyen përsëri afatin për mbylljen e TikTokut
-
TikTok-u rikthehet në Apple dhe Google Play Store në SHBA