Donald Trump është i bindur.
Rrjetet sociale po i mbyllin gojën miliona zërave konservatorë duke ia përcjellë këtë mesazh 54 milionë abonentëve në… Twitter, megjithëse ekspertët theksojnë se ka pak prova për këto akuza.
Të premten sërish presidenti amerikan postoi një mesazh mbi këtë temë. Gjigantët e rrjeteve sociale po i mbyllin gojën miliona personave. Njerëzit kanë të drejtë të vendosin se çfarë është e vërtetë dhe cfarë është e gabuar, pa censurë.
Disa ditë më pare ai i ngarkoi përgjegjësinë rrjeteve sociale, totalisht të deformuara kundrejt zërave republikanë/konservatorë dhe paralajmëroi se nuk do të tregohej indiferent.
Twitter 335 milionë përdorues të rregullt dhe Facebook 2,23 miliardë mohojnë çdo favorizim politik në menaxhimin e platformës së tyre, dhe disa studime tregojnë se konservatorët po shënojnë rritje ndryshme siç shfaqet nga rrjetet sociale.