Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të premten se është i lumtur që rrjeti social Twitter tani është në “duar normale”, pasi Elon Musk mori pronësinë e tij. Megjithatë, ai nuk ka thënë se do të kthehet në këtë platformë, shkruan The Guardian.
Trumpi ka thënë se platforma e krijuar prej tij “Truth” duket dhe funksionon më mirë.
“E dua Truthin”, ka shkruar Trumpi në një postim në këtë platformë.
Trumpi u ndalua nga Twitteri pas sulmit të 6 janarit 2021 në Capitolin e SHBA-së. Musk ka thënë se do të kthente llogarinë e Trumpit, por ish-presidenti ka konfirmuar se nuk do të kthehet.