Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Toyota do ta ndërtojë prototipin e “qytetit të së ardhmes”

Toyota do ta ndërtojë në Japoni prototipin e "qytetit të së ardhmes", i cili do të përdoret për t’i zhvilluar dhe testuar teknologjitë e ardhshme.

Qyteti do të emërtohet Woven City, dhe do të jetë në afërsi të vullkanit Mount Fuji. Si burim të energjisë do t’i përdorë qelizat e karburantit të hidrogjenit, ndërsa në të për fillim do të jetojnë 2.000 banorë dhe hulumtues të përhershëm. Kur bëhet fjalë për automjetet do të përdoren vetëm automjetet autonome pa emetim të CO2.

Toyota do ta përdorë qytetin për testimin e teknologjisë në fushat e autonomisë, robotikës, transportit, shtëpive "të mençura" dhe inteligjencës artificiale.

{gallery}

Projekti u paralajmërua nga shefi i Toyota Akio Toyoda në Consumer Electronics Show në Las Vegas.

"Qyteti është një mundësi unike për zhvillimin e teknologjive të ardhshme. Të mirëpritur janë të gjithë ata që janë të frymëzuar për ta përmirësuar mënyrën se si jetojmë dhe e përdorim këtë ekosistem unik të hulumtimit dhe të na bashkohen në krijimin e një mënyre më të mirë të jetës dhe lëvizjes për të gjithë ne", tha Toyoda.

Woven City do ta ketë një rrjet të sensorëve të lidhur që do të ndërlidhen me sensorë të tjerë përmes një sistemi operativ digjital. Për Toyotën do të punojë arkitekti Bjarke Ingels.

Artikuj të ngjashëm