Platforma TikTok ka njoftuar se ka mobilizuar personelin për të kundërshtuar dezinformimin e shfaqur pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, raportoi të hënën Reuters.
Shefi i industrisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, i ka dhënë 24-orë kohë TikTokut për të detajuar masat e marra për të kundërshtuar përhapjen e dezinformatave lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.
TikToku përmes një deklarate renditi veprimet që ka ndërmarrë, megjithëse nuk pranoi të thotë se si i është përgjigjur në mënyrë specifike Bretonit.
"TikTok qëndron kundër terrorizmit. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga aktet e tmerrshme të terrorit në Izrael javën e kaluar. Jemi gjithashtu thellësisht të pikëlluar nga kriza humanitare në rritje që po shpaloset në Gaza", thuhet në deklaratën e lëshuar nga platforma.
TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, ka thënë se veprimet e tij përfshijnë përmirësimin e sistemeve të tij të automatizuara të zbulimit për të hequr përmbajtjen grafike dhe të dhunshme.
-
Meta dhe TikToku do të ballafaqohen me hetim nëse nuk i përgjigjen BE-së
-
BE nis hetim ndaj TikTokut, dyshohet se shkeli rregullat për mbrojtjen e fëmijëve
-
BE-ja thotë se ka rrezik që Hamasi t’i transmetojë ekzekutimet drejtpërdrejt
-
Meta ndërmerr hapa për dezinformatat që lidhen me Hamasin
-
BE-ja hap hetim mbi X-in për dezinformatat lidhur me konfliktin Izrael-Hamas