Komisioneri i Bashkimit Evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, ka thënë se u ka kërkuar platformave të rrjeteve sociale që të përgatiten për rrezikun nga “transmetimet e drejtpërdrejta të ekzekutimeve” nga Hamasi.
Ai ka theksuar se po kërkon të sigurohet nga platformat se janë të përgatitura për mundësitë e tilla dhe se mund t’i parandalojnë.
Një zëdhënës i Hamasit ka thënë javën e kaluar se Hamasi do të fillojë t’i ekzekutojë pengjet civile dhe t’i transmetojë nëse Izraeli i shënjestron njerëzit në Gaza pa paralajmërim.
Breton ka shtuar se platformat duhet ta respektojnë ligjin, raportoi CNN.
“Specifikisht u kemi kërkuar që të përgatiten për rrezikun e transmetimit të drejtpërdrejt të ekzekutimeve nga Hamasi – një rrezik nga i cili duhet të mbrojmë qytetarët tanë – po kërkojmë siguri se platformat janë të përgatitura mirë për mundësi të tilla”, ka thënë Breton.
-
SHBA-ja paralajmëron për një sulm të Hamasit ndaj civilëve në Gaza
-
Meta dhe TikToku do të ballafaqohen me hetim nëse nuk i përgjigjen BE-së
-
TikToku tregon hapat e ndërmarrë kundër dezinformimit për konfliktin Izrael-Hamas
-
Meta ndërmerr hapa për dezinformatat që lidhen me Hamasin
-
BE-ja hap hetim mbi X-in për dezinformatat lidhur me konfliktin Izrael-Hamas