Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TikToku mund të gjurmojë lëvizjet e përdoruesve

TikToku ka aftësinë të gjurmojë çdo prekje në ekranin tuaj ndërsa ju shfletoni në aplikacionin e tij iOS, duke përfshirë fjalëkalimet e shtypura dhe lidhjet që klikoni, sipas hulumtimit të ri, raportoi The Guardian.

Shfletimi brenda aplikacionit i referohet çdo aktiviteti në sajtet e palëve të treta që hapen në aplikacion dhe jo në një dritare të jashtme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aplikacioni TikTok iOS ka aftësinë të monitorojë të gjitha prekjet e shkronjave, futjet e tekstit dhe prekjet në ekran, të cilat mund të përfshijnë të dhëna personale të ndjeshme si informacionet e kredikartës dhe fjalëkalimet.

Një zëdhënës i TikTokut tha se “raportet për TikTokun janë të pasakta dhe të gabuara”.

Studimi po ashtu gjeti se edhe Instagrami ka aftësinë të gjurmojë shtypjet në ekran, si klikimet mbi një imazh.