The Last of Us Part II do të dalë në PlayStation 4 më 21 shkurt 2020. Ngjarja e Part II zhvillohet disa vjet pas ngjarjeve nga loja e parë, e cila u bë klasike kur u shfaq në vitin 2013, raporton Engadget.
Personazhi kryesor në vazhdim është Ellie, e cila tani është 19 vjeçe, e dashuruar por edhe plot zemërim. Ellie nuk ishte personazhi kryesor në lojën e parë, ku ishte shoqëruesi i saj më i vjetër Joel, shkruan KOHA Ditore. Është interesante se deri në trailerin e ri, Joel nuk është shfaqur shumë në media që nga njoftimi i lojës në vitin 2016, gjë që ka shkaktuar shumë teori dhe spekulime tek fansat e lojës.
Ellie, si protagoniste, e ka në dispozicion një larmi armësh dhe lëvizjesh defansive, dhe këtu përfshihen revolet, hanxharët, harqet dhe shigjetat, si dhe mundësia e futjes nën objekte si automobilat etj. Më shumë detaje janë në dispozicion në trailerin shoqërues.
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
Beteja mes kukullave e teknologjisë në filmin e animuar “Toy Story 5”
-
“Mortal Kombat 2” u sjell fansave të videolojës skena epike aksion
-
“Zootopia 2”, ndër filmat më të pritur të vitit
-
Publiku po e pret me entuziazëm lansimin e “Dune: Part Two”