“Mortal Kombat 2” është filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit fantazi, njëherësh vazhdim i filmit të vitit 2021, që vjen i bazuar në serinë e videolojërave të popullarizuara, me të njëjtin emër.
Në filmin e ri, kampionët e Mbretërisë së Tokës, të shoqëruar nga Johnny Cage, detyrohen të luftojnë kundër njëri-tjetrit ndërsa përpiqen t’i rezistojnë sundimit të Shao Kahn, ngritja e të cilit kërcënon mbijetesën e Mbretërisë së Tokës dhe mbrojtësve të saj.
Regjinë e projektit e ka bërë Simon McQuoid, ndërsa kasta e aktorëve përbëhet nga Karl Urban, Adeline Rudolph, Tati Gabrielle, Chin Han, Tadanobu Asano, Hiroyuki Sanada dhe të tjerë.
“Mortal Kombat II” planifikohet të lansohet nëpër kinema më 8 maj. Derisa vazhdimi i tretë i filmit është në zhvillim e sipër.
-
“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar
-
Bota virtuale bëhet reale në filmin “Jumanji: Open World”
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
“Practical Magic 2” rikthehet në ekran pas 28 vjetëve
-
“Mutiny” e sjell aktorin Jason Statham në një mision të rrezikshëm