Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Të rinjtë kosovarë të vetmit në garën e rëndësishme të NASA-s (Votoni)

Grupi i vetëm i shkencëtarëve nga Kosova, “Heliox” ka hyrë në garën e NASA-s, me projektin e tyre që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit që të kuptojnë rëndësinë e energjisë diellore, përmes krijimit të një mjeti kontrollues të kësaj energjie, projekt ky që doli nga Qendra Inovative Kosovare, transmeton Koha.net.

Skuadra e Heliox-it është e përbërë kryesisht nga studentë të shkencave kompjuterike, inxhinierëve të elektroteknikës dhe dizajnit grafik, teksa pjesë e këtij grupi janë edhe disa studentë të UBT-së, në mesin e të cilëve edhe lideri i ekipit, Agon Hysenaj.

Sfida e tyre titullohet: “You are my Sunshine”, kurse projekti i tyre ka për qëllim që t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë energjinë diellore, por edhe krijimin e një mjeti kontrollues të energjisë diellore

Sipas përfaqësuesve të këtij projekti, energjia diellore është e ardhmja për prodhimin e energjisë, teksa sipas tyre, ata ofrojnë një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet diellore, si dhe për mënyrën se si menaxhohet ajo.

Tutje, ata thanë se me zgjidhjen e tyre mund të arrihet të menaxhohet energjia që vjen nga panelet diellore, derisa parashikohet prodhimi i energjisë.

Edhe NASA në ankth, anija kozmike pritet t’i afrohet Diellit më së shumti ndonjëherë Botë NASA në ankth, anija kozmike pritet t’i afrohet Diellit më së shumti ndonjëherë

Ky projekt aktualisht ka hyrë në garën ndërkombëtare të NASA-s, në të cilin janë duke marrë pjesë projekte nga vende të ndryshme të botës, kurse votimi mund të bëhet direkt në linkun e NASA-s, duke e kërkuar grupin “Heliox”.

Linku për votim është ky: https://2017.spaceappschallenge.org/vote