Këtë vit akademik, Neptun Kosova realizoi një laborator modern teknologjie për studentët e FIEK në Prishtinë. 440 studentët e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike tashmë kanë edhe një laborator të ri, për një proces mësimor më konkret, si dhe për të zbatuar projektet e tyre të fakultetit.
Prof. Asoc. Dr. Qamil Kabashi shprehu mirënjohje në emër të institucionit për kompaninë që përmirëson infrastrukturën teknologjike në laboratorët e fakultetit. “Bashkëpunimi me Neptun Kosova është një model i kontributit që sektori privat mund të japë për botën akademike, e cila përgatit profesionistët e ardhshëm”, u shpreh prof. Kabashi.
Laboratori i rinovuar ka kapacitet prej 42 postesh pune, të plotësuara me laptop, tavolinë dhe karrige, në përshtatje me kurrikulën e fakultetit. Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut në Neptun Kosova, thotë se “zgjidhjet teknologjike që kompania ofron për publikun, tani janë edhe në duart e studentëve, me urimin për të marrë më të mirën e potencialit rinor në dobi të shoqërisë”.
Neptun Kosova, ashtu si Grupi BALFIN ku kompania bën pjesë, ka në vëmendje edukimin, si mënyra e duhur për përgatitjen e qytetarëve e të nesërmes. Një vit më parë, Neptun Kosova dhuroi laptopë për studentët e dalluar të këtij fakulteti, si një mbështetje frytdhënëse për të rinjtë e talentuar.
*Artikull i sponzorizuar
-
Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15-të në Kosovë që është edhe dyqani i 94-t në rajon
-
Neptun në Prizren, rihapje me oferta spektakolare dhe dyqan të stilit ultra-modern!
-
Një mijë studentë më shumë këtë vit në Universitetin e Prishtinës, katër prej tyre nga diaspora
-
Bursa për studentët nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në University of York Europe Campus në Selanik, Greqi
-
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në Kampusin e Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik, Greqi